Politike

Yuri Kim i kërkoi Bashës mos ta fuste në listë? Berisha ‘ngre supet’: S’di gjë! Po të fitonim do tërhiqesha nga politika se s’do i bëja oponencë PD-së

Sali Berisha tha se nuk kishte asnjë informacion, ndërsa shtoi se nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet, ai do të tërhiqej nga politika.
Featured image of article: Yuri Kim i kërkoi Bashës mos ta fuste në listë? Berisha ‘ngre supet’: S’di gjë! Po të fitonim do tërhiqesha nga politika se s’do i bëja oponencë PD-së Sali Berisha

TIRANË– “A i ka thënë Yuri Kim-Bashës që Berisha mos të jetë në listë?,”-kësaj pyetje ish-kryeministri Sali Berisha nuk i është përgjigjur. Në fjalën e tij, në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha tha se nuk kishte asnjë informacion, ndërsa shtoi se nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet, ai do të tërhiqej nga politika.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk më ka thënë kurrë. Nuk di gjë fare. Nga ta di unë. Basha s’më ka thënë kurrë që ambasadorja po thotë këtë. Unë isha i bindur se do fitonim dhe kisha bërë ndërmend plane të tjera. Tani do jem pjesë. Kam hequr çdo lloj vetëkufizimi që i kam vënë vetes. I kisha vënë vetes të mëdha. Do rikthehem. Sepse kisha vendosur të largohem. Nuk do i bëja oponencë PD në pushtet. Po edhe kamzhik i opozitës nuk do bëhesha. Ishte momenti ideal për mua. Ndodhi humbja do vijoj betejën, ndodhi kjo do e trefishoj betejën,”-tha Berisha.

Shto Koment