Politike

Yuri Kim takon me ministren e Shëndetësisë, ambasadorja amerikane ka një porosi për të: Jini vigjilentë!

Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Featured image of article: Yuri Kim takon me ministren e Shëndetësisë, ambasadorja amerikane ka një porosi për të: Jini vigjilentë! Yuri Kim dhe Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliun. Ka qënë vetë, ambasadorja Kim ajo që ka zbuluar bisedën mes dy zonjave, ky kryefjalë ka qënë koronavirusi. 

Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Mësohet se ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej disa ditësh ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në vend. Kim i ka shkuar në zyrë dhe ka takuar figura të politikës dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën, Kryemadhin apo edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çelën dhe ministrat e kabintetit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment