Politike

Komiteti i Rindërtimit/ Yuri Kim: Procesi të jetë transparent, të lumtur që jemi pjesë e donatorëve

VIDEO
E pranishme në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, që po zhvillohet për herë të parë pas konferencës së donatorëve. Kim tha se është e lumut që është pjesë e donatorëve dhe se procesi duhet të jetë transparent.
Featured image of article: Komiteti i Rindërtimit/ Yuri Kim: Procesi të jetë transparent, të lumtur që jemi pjesë e donatorëve Yuri Kim
Përditësuar:

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. E pranishme në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, që po zhvillohet për herë të parë pas konferencës së donatorëve. Kim tha se është e lumut që është pjesë e donatorëve dhe se procesi duhet të jetë transparent.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi të lumtur që jemi pjesë e donatorëve. Donacionet e dhëna janë shprehje të solidaritetit me popullin shqiptar, por përbëjnë edhe një investim simbolik e real për Shqipërinë, kështu që është kënaqësi për ne që shohim që po organizoheni. Procesi duhet të jetë transparent. Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë në një moment të tillë të vështirë, por do të vazhdojmë të jemi krah jush të ofrojmë ndihmën teknike që mund tu nevojitet për tu siguruar që donacionet nga gjithë bota, por edhe tonat, të shpenzohen në përfitim të shqiptarëve,”– u shpreh Kim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment