Politike

7 orë takim me Yuri Kim dhe diplomatë, nuk ka marrëveshje për ‘Zgjedhoren’, ambasadorja merr hapin me mediat

Ambasadorja Yuri Kim takim me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Sërish nuk u arrit asnjë marrëveshje, edhe pse ky ishte takimi i dytë për ditën e sotme. 
Featured image of article: 7 orë takim me Yuri Kim dhe diplomatë, nuk ka marrëveshje për ‘Zgjedhoren’, ambasadorja merr hapin me mediat Turi Kim dhe tryeza e Këshillit Politik

TIRANË– Pas shtatë orësh diskutime ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim me përfaqësuesit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sërish nuk u arrit asnjë marrëveshje, edhe pse ky ishte takimi i dytë për ditën e sotme.

Në takimin me Kim dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Shqipëri, palët sërish nuk kanë rënë dakord për të zgjidhur ndasitë e tyre. Ndërsa Kim ka lajmëruar një konferencë për shtyp, nga ku pritet të japë detaje lidhur me takimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Afati për arritjen e një marrëveshjeje ka qënë më 31 maj. Por mesa duket puna për të arritur një konsensus mes palëve dhe miratimin e një drafti final mund të quhet e dështuar. Palët nuk u dakordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Ndërkohë gjuha e përbashkët është gjetur për kuotat gjinore, financimin e partive dhe periudha në të cilën do mbahen zgjedhjet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment