Politike

Yuri Kim deklaratë të fortë: Ka shumë nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi

Kim u shpreh se ajo po bashkëpunon dhe më atë pjesë që nuk e do reformën.
Featured image of article: Yuri Kim deklaratë të fortë: Ka shumë nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi Yuri Kim, ambasadore e SHBA në Shqipëri

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sot për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, duke thënë se shumë politikanë nuk e duan vijimin e saj. Në një intervistë për EuroNews, Kim u shpreh se ajo po bashkëpunon dhe më atë pjesë që nuk e do reformën.

Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet”, u shpreh Kim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment