Showbiz

“Ylli që do mbërrijë në ‘Vogue’”, Diva Ismaili shigeton Elvanën? Ngre peshë Arilenën pas fitores: S’e sponzorizojnë mafiozët dhëmbë palarë

Në disa reagime të publikuara në Instastory, Ismaili shkruan se Arilena është një yll që po shndrin të gjitha vendet ku ka shqiptarë dhe se e ka mëse të merituar fitoren. Për Adelinën, 19-vjeçarja një ditë do të arrijë edhe në kopertinën e “Vogue” dhe atë ditë, ndoshta të gjithë ata shqiptarë që sot kanë dalë kundër kësaj fitoreje dhe kanë komentuar, do të keqën turp të ndihen krenarë me suksesin e saj.
Featured image of article: “Ylli që do mbërrijë në ‘Vogue’”, Diva Ismaili shigeton Elvanën? Ngre peshë Arilenën pas fitores: S’e sponzorizojnë mafiozët dhëmbë palarë Arilena Ara, Adelina Ismaili dhe Alketa Vejsiu

TIRANË– Këngëtarja Adelina Ismaili e njohur në të gjithë vendet ku ka shqiptarë si Diva e skenës ka reaguar dhe ka mbështetur Arilena Arën, pas fitores së çmimit të madh ën festivalin e 58-të të Këngës në RTSh.

Në disa reagime të publikuara në Instastory, Ismaili shkruan se Arilena është një yll që po shndrin të gjitha vendet ku ka shqiptarë dhe se e ka mëse të merituar fitoren. Për Adelinën, 19-vjeçarja një ditë do të arrijë edhe në kopertinën e “Vogue” dhe atë ditë, ndoshta të gjithë ata shqiptarë që sot kanë dalë kundër kësaj fitoreje dhe kanë komentuar, do të keqën turp të ndihen krenarë me suksesin e saj.

Ndër të tjera, në rreshta, Ismaili nuk ka kursyer as thumbat ndaj këngëtarëve të tjera, për të cilat shkruan se sponsorizohen nga mafia dhe bosat hëmbëpalarë. Ylli i skenës shqiptare shkruan gjithashtu se Elvana, Albëria e shumë të tjerë e kanë tashmë karrierën, jetën dhe paratë, e ndërsa Arilena tashmë po e nis.

Ismaili nuk lë pa përmendur as prezantuesen Alketa Vejsiu, për të cilën shkruan se gjatë ndarjes së çmimeve isht strukur në mendimet e ‘sponsorëve’ që e kanë kritikuar në mesazhe.

“Alketa Vejsiu mbremë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hero e parë prej dekadash që nder shqipëtare po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshet për gazetare e rrobagepësa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash e sponzorësh dhëmbë palarë,”- shkruan ndër të tjera Ismaili.

Reagimi i plotë

Ndaluni për hir të artit! Ku eshtë ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin mbi të gjitha? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”. E admirova sepse për herë të parë pas shumë kohe po shihja një shqiptare që po shkatërronte skenen dhe mua me energjinë. Nuk i kishte fryrë buzët. Nuk tërhiqte zvarrë pas vetës shërbëtorë të mjerë që paguhen me byrek, as nga Kosova as Magedonia. Nuk buzëgeshte fallco. Nuk ishte pjellë e asnjë producenti. Nuk flirtonte me muzikën tallava. Nuk kushtëzonte këngetare tjera. Nuk i shetiste gazetarët. Nuk ishte servile. Nuk paguante. As me para, as me trup, as me këndim. Arilena ka më shumë suksese ndërkombëtare sesa gjysma e banorëve të shoë biznesit te Kosovës e Shqipërise bashke. Eshtë faji jonë nëse nuk e njohim. Alketa Vejsiu mbremë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hero e parë prej dekadash që nder shqipëtare po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshet për gazetare e rrobagepësa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash e sponzorësh dhëmbë palarë. Alketa, si femra e parë dhe e vetme shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supet e veta dhjetëra spektakle, femra e parë shqiptare që mund të quhet biznismene e suksesshme, që me modestinë dhe korrektësinë e vet ka arritur çdo gjë që ka, mbremë sikur u struk nga çmenduria e atyre që sponzorët po i shanin në sms. Alketën e dënoi modestia e saj. Nuk u ekzaltua siq u ekzaltova unë. Po, festova. Festova që një vajze vetëm 21 vjeqare fitoi. Festova që dukej sikur bebi me i bukur i rock-ut. Festovo që shtrengon dhëmbët kur kendon po u brengosur a po duket bukur. Festova që ishte veshur me të zeza, po e qare kokën për rregullat e fashionit turko- arab.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Festova që këndoi balade, pa e qarë kokën se a do të jetë e preferuara e pronarëve të jargavitur të qebatoreve. Festova që dukej sikur një europiane që ka ardhur për të kënduar në një festival botëror. Sepse mbrëmë për herë të parë FIK u duk si festival botëror, dhë jo si germadhë komuniste ku shfryejnë epshet performues pa viza që duken si cirkuzantë të humbur në natën e Halloëeen. Festova që paska shpresa për artin. Artin pa sponzore. Artin pa fallsitet. Artin pa sherbëtoret. Artin e pastër, që të dhuron 4 minuta parajsẽ. Ne e kemi humbur këtë art në rruget e sëmura të Ballkanit ku melodia vritet nga kriminelet e dehur, ku kredia në bankë na paracakton tekstin e këngës, ku bonhet e familjarëve na diktojnë edhe giatësinë e fustanit e shtresat e makeupit, ku doshuria (nuk) duhet te shitet që të. Ketu ku netët e mbytura në lot mbulohen me luksin e Kines dhe buzëqeshjen e plastikes. Ti japim shansen Arilenes. Ajo e don dhe e din muzikën. Ajo e ka jetën dhe karrieren para vetes.

Arilena nuk do të na zhgenjeje. Zhgënjim jeni ju që shuani yje ende pa lindur ata. Dhe e bëni për pak, shumë pak para. Elvana, Albërija, Gena, i kanë të gjitha. Fitoret, kupat, ndoshta dhe paratë, karrierat, familjet e lumtura. I kanë njerëzit që i duan rreth vetes, i kanë vokalet e back-vocalet, tekstet e melodite, detin e skijimin, dashurine e lumturine. Mos kryqezoni nje yll që po shndrit shumë fuqishëm mbi shtetet tona të vogla. Sepse do të dukemi të mjerë, shumë të mjerë kur të postojmë foto të vjetra me Arilenen ndërkohë që na buzëqesh nga ballina e Vogue ose bën shqiponjën me duar nga Grammy Aëards. Mos ua prishni lumturine.

Mos krygezoni nje yll që po shndrit shumë fuqishëm mbi shtetet tona të vogla. Sepse do të dukemi të mjerë, shumë të mjerë kur të postojmë foto të vjetra me Arilenen ndërkohë që na buzëqesh nga ballina e Vogue ose bën shqiponjën me duar nga Grammy Aëards. Mos ua prishni lumturine. Mos e urreni Arilenen pse po e ben muziken ashtu siq duhej te ishte bere gjithmone. Muzike nudo, pa prapaskenen e felliqur. Mos e urreni pse ajo guxon. Mos e urreni pse po sjell rregulla te reja. Mos e urreni Arilenen fare se kenga nuk duro urrejtje.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

(F.M/DOSJA.AL)

Një Koment në ““Ylli që do mbërrijë në ‘Vogue’”, Diva Ismaili shigeton Elvanën? Ngre peshë Arilenën pas fitores: S’e sponzorizojnë mafiozët dhëmbë palarë

  1. Pas kaq vitesh lexoi nje analize per kengen fituese ku tregohet ne pak rreshta si kerkon te eci tallavaja pa merite e E.Gj dhe per sponsorit dhembe pa lare qe sponsporizojne kenget tallava pa kuptim te lumte Adelina.

Shto Koment