Politike

‘Ylli Ndroqi u penalizuar se s’është lëpirës i qeverisë’/ Salianji për sekuestrimin e pasurisë: Drejtësia e re…vetëm copëza fjalësh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ngre pyetjen se cili është nxitimi i drejtësisë për të sekuestruar median e Ndroqit, duke e krahasuar me aksione të tjera të ngjashme në kuadër të OFL-së.
Featured image of article: ‘Ylli Ndroqi u penalizuar se s’është lëpirës i qeverisë’/ Salianji për sekuestrimin e pasurisë: Drejtësia e re…vetëm copëza fjalësh Ervin Salianji

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me vendimin e marrë për sekuestrimin e pasurisë së pronarit të televizionit “Ora News”, Ylli Ndroqit. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji ngre pyetjen se cili është nxitimi i drejtësisë për të sekuestruar median e Ndroqit, duke e krahasuar me aksione të tjera të ngjashme në kuadër të OFL-së.

“Ylli Ndroqi, si çdo subjekt i hetuar ka detyrimin të sqarojë ligjshmërinë e pasurisë së tij si çdo qytetar i barabartë para ligjit, por Ylli Ndroqi nuk mund të jetë më shumë i penalizuar për shkak se është pronar i mediave, dhe jo lepirës i qeverisë. Kjo dëshmon dhe njëherë qartas, se selektimi është deri më tani tipari kryesor i drejtësisë së re, ndërsa premtimet në shqip dhe anglisht për funksioninin e saj mbeten thjesht copëza fjalësh, për një drejtësi të munguar për gjithë shqiptarët,”-shkruan Salianji. 

NJOFTIMI I PLOTË:

A do të shkërmoqet ëndrra për drejtësi nga ëndrra e Ramës për pushtet pakufij? Ëndrra, dëshira dhe shpresa e shqiptarëve se institucionet e reja të drejtësisë do ndërtonin dhe zbatonin drejtësinë e premtuar dhe të dëshiruar, sot më shumë se kurrë i ngjasojnë ëndrrave të ditëve të nxehta të gushtit. Të ngjashme me mirazhin janë dhe premtimet për peshqit e mëdhenj të reformës në drejtësi, që sot ngjason me rrjetën e thurur në zyrat e kryeministrit: e qepur keq dhe me interesa krejtësisht personale të pushtetit të tij, që zë ndonjë cironkë ose thjesht shërben si kërcënim për ata që kërcënojnë sadopak pushtetin e autokratit në ikje.

Pavarësisht perceptimit për korrupsion endemik në çdo nivel të administratës, ende “drejtësia e re” nuk ka gjetur dhe as gozhduar asnjë drejtor të përgjithshëm, asnjë deputet, ministër apo kryeministrin, që abuzojnë çdo ditë. Goditjet e derisotme dhe investimet e prokurorisë, të destinuara më shumë si akte propagandistike se sa si akte për goditjen e paligjshmërisë, duken selektive dhe forcojnë perceptimin se po bëhet edhe më keq se ç’ishte, se qeveria po përdor drejtësinë për interesat e pushtetit personal. Ne nuk duam ta besojmë dhe ngelemi me shpresë, ashtu si miliona qytetarë që presin goditjen e abuzuesve të pushtetit që janë në qeveri, dhe jo goditjen e “mishit te ngodhur”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe ngjarja e sotme dëshmon pikërisht këtë. Së pari, Ylli Ndroqi akuzohet për një dënim të vjetër, ndërkohë që Ora Neës dhe pronari i saj nuk u prekën kurrë nga qeveria, për sa kohë ishin në të njëjtën valë me të. Së dyti, veprat për të cilat është dënuar zoti Ndroqi përfshihen tek OFL, ndërkohë që “aksioni” kundër tij nuk i ngjan atyre të kriminelëve më të rrezikshëm, të cilëve qeveria dhe vegla e saj OFL iu lënë kohë të përgjigjen. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme: Pse personat e afërt të qeverisë nuk preken dhe as ju dërgohet shkresë nga OFL? Çfarë nxitimi ka për t’u sekuestruar një media?

Ylli Ndroqi, si çdo subjekt i hetuar ka detyrimin të sqarojë ligjshmërinë e pasurisë së tij si çdo qytetar i barabartë para ligjit, por Ylli Ndroqi nuk mund të jetë më shumë i penalizuar për shkak se është pronar i mediave, dhe jo lepirës i qeverisë. Kjo dëshmon dhe njëherë qartas, se selektimi është deri më tani tipari kryesor i drejtësisë së re, ndërsa premtimet në shqip dhe anglisht për funksioninin e saj mbeten thjesht copëza fjalësh, për një drejtësi të munguar për gjithë shqiptarët.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi sot pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. SPAK thotë se familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “‘Ylli Ndroqi u penalizuar se s’është lëpirës i qeverisë’/ Salianji për sekuestrimin e pasurisë: Drejtësia e re…vetëm copëza fjalësh

  1. Pse nuk ja sekuestron CARLO BOLJA BOLINOS DHE YMER GELBAZA KELLIRES ,EDI RAMA DHE LAL ERI SE ATA JONE ZAGAR TE TREDHUR PREJ TYRE DHE BASHKHAJDUT

Shto Koment