Sport

Ylli i Real Madridit mbyllet në karantinë, pati kontakt me një person të prekur nga Covid-19

Ende nuk dihet rezultati i testit për lojtarin e Real Madridit. Nëse rezulton pozitiv, ai duhet të karantinohet për të paktën 14 ditë
Featured image of article: Ylli i Real Madridit mbyllet në karantinë, pati kontakt me një person të prekur nga Covid-19 Lojtarët e Real Madrid

Luka Jovic duket se ka lindur për të qenë gjithnjë në telashe. Në fillimin e pandemisë së koronavirusit në mars, sulmuesi i Real Madridit u akuzua për shkelje të rregullave të izolimit në Serbi, aty ku u rikthye për të dashurën e tij.

Në atë periudhë pati edhe deklarata nga politikanë serbë, të cilët e dënonin sjelljen e papërgjegjshme të sulmuesit. Në Spanjë tashmë raportojnë se Jovic është futur në karantinë. Ai ka pasur kontakt me një mik të afërt, i cili ka rezultuar poziviv me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk dihet rezultati i testit për lojtarin e Real Madridit. Nëse rezulton pozitiv, ai duhet të karantinohet për të paktën 14 ditë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment