Sport

Ylli i Premier League argëton fansat, qeth flokët dhe bëhet si ushtar në karantinim

“Me atë që i ke bërë kokës je i detyruar të qëndrosh në shtëpi, vëlla”
Featured image of article: Ylli i Premier League argëton fansat, qeth flokët dhe bëhet si ushtar në karantinim Foto ilustruese

Në këto javë të vështira vetizolimi për shkak të koronavirusit, të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë preferuar të qethin krejtësisht flokët e tyre. Nuk ka më berberë në rrugët e qytetit.

Anthony Martial është një nga ata, të cilët i ka qethur flokët zero. Së fundmi, sulmuesi i talentuar i Manchester United ka shpërndarë dhe një foto në Instagram ku shkruan “Qëndroni në shtëpi!”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pikërisht në këtë foto, ish-shoku i ekipit të Martial, Nabil Dirar, ka vendosur të tallet me të me komentin që i ka bërë. Dirar shkruan: “Me atë që i ke bërë kokës je i detyruar të qëndrosh në shtëpi, vëlla”, shkruan ish-lojtari i Monacos.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment