Sport

Ylli i Milanit: Ronaldo është rivali më i fortë me të cilin jam përballur

"Sulmuesi më i rrezikshëm me të cilin jam përballur them se është Cristiano Ronaldo. Kam luajtur kundër sulmuesve të fortë, por ai më ka frikësuar më shumë nga të tjerët"
Featured image of article: Ylli i Milanit: Ronaldo është rivali më i fortë me të cilin jam përballur Cristiano Ronaldo

Gianluiggi Donnarumma është gjithnjë i sinqertë në intervista. Portieri i Milanit së fundmi ka folur për qëndrimin (ose jo) të tij në Milano dhe për lojtarin më të fortë me të cilin është përballur.

“Ngjyrat kuqezi kanë një rëndësi të madhe, pasi unë jam rritur me to. Kam qenë gjithmonë tifoz i Milanit dhe do të jap gjithçka për këtë fanellë”, ka thënë gardiani i “Djallit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sulmuesi më i rrezikshëm me të cilin jam përballur them se është Cristiano Ronaldo. Kam luajtur kundër sulmuesve të fortë, por ai më ka frikësuar më shumë nga të tjerët”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment