Sport

Ylli i Manchester United tregon bujarinë e tij, siguron 3 milionë vakte për familjet në nevojë

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” tha se ai mori përsipër këtë lloj ndihme pasi ishte rritur me shumë mundime nga nena e tij, e cila duhej të punonte me orë të gjata për t’u siguruar ushqimin
Featured image of article: Ylli i Manchester United tregon bujarinë e tij, siguron 3 milionë vakte për familjet në nevojë Marcus Rashford

ANGLI-Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka njoftuar se ka mbledhur fonde që i jep mundësi shoqatës “FareShare” të shërbejë 3 milionë vakte për personat në nevojë.

“Kam një lajm të shkëlqyeshëm, djema! Ne patëm qëllimin që deri në fund të qershorit “FareShare” të jetë në gjendje të sigurojë 3 milionë racione ushqimore për njerëzit në nevojë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sot ne kemi arritur këtë qëllim”, – njoftoi lojtari në llogarinë e tij në Tëitter.

Kur u pezullua Premier League, sulmuesi 22-vjeçar filloi të bashkëpunonte me “FareShare”, e angazhuar kundër shpërdorimit të ushqimit dhe kequshqyerjes, me synim ardhjen në ndihmë fëmijëve në nevojë, duke u siguruar vakte në mensa, pas mbylljes së shkollave nga COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë fushatë, e transmetuar në rrjetet sociale që nga fillimi i prillit shuma e grumbulluar ishte 134 000 paundë (150 000 euro). Vetë Rashford, më kontributin e tij financiar, e rriti këtë shumë në 400 000 paundë (gati 450 000 euro).

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” tha se ai mori përsipër këtë lloj ndihme pasi ishte rritur me shumë mundime nga nena e tij, e cila duhej të punonte me orë të gjata për t’u siguruar ushqimin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment