Sport

Ylli i Juventusit rikthehet pas në kohë: Kam menduar shkëputjen nga futbolli

"Futbolli më mban gjallë dhe nuk ka të bëjë aspak me faktin e të fituarit para dhe të jesh i famshëm"
Featured image of article: Ylli i Juventusit rikthehet pas në kohë: Kam menduar shkëputjen nga futbolli

Braziliani i Juventusit, Douglas Costa, është një nga lojtarët më të mirë të Serie A. Ish-ylli i Bayernit është shumë i talentuar, por karriera e tij ka qenë e shoqëruar me dëmtime të shumta që e kanë mbajtur jashtë fushash për shumë kohë.

29-vjeçari ka bërë një intervistë shumë interesante ku pranon se ka menduar dhe të hiqte dorë nga futbolli. “Kishte disa momente që mendoja: ‘A mund të luaj sërish?’, sepse futesha në fushë dhe dëmtohesha shërish.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pastaj kur shihja futboll në TV mendoja se ky është pasioni im dhe unë ende mund të bëj mirë në nivele të larta. Futbolli më mban gjallë dhe nuk ka të bëjë aspak me faktin e të fituarit para dhe të jesh i famshëm”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment