Sport

Ylli i Interit në telashe, lojtari drejtonte makinën i dehur, policia i heq patentën

Sipas raportmit të ‘’Corriere della Sera’’, Brozovic ka qenë në drejtimin e makinës së tij Rolls Royce Cullinan në orët e para të mëngjesit të së shtunës
Featured image of article: Ylli i Interit në telashe, lojtari drejtonte makinën i dehur, policia i heq patentën Marcelo Brozovic dhe lojtarët e Interit
Përditësuar:

MILANO-Nuk kanë fund telashet për Interin jo vetëm në fushën e blertë por edhe jashtë saj. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në 2 ndeshet e fundit, edhe individë të veçantë të skuadrës zikaltër po hasin vështirësi. Sëfundmi ai që e ka pësuar është një nga lideret e skuadrës zikaltër. Bëhet fjalë për mesfushorin Marcelo Brozovic. Kroatit i është hequr patenta ditën e djeshme nga policia italiane, pasi është kapur në timon në gjëndje të dehur.

Sipas raportmit të ‘’Corriere della Sera’’, Brozovic ka qenë në drejtimin e makinës së tij Rolls Royce Cullinan në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur kaloi në semafor me të kuqe. Mesfushori i Interit ndodhej shumë pranë një lokali nate në Milano, ku e ndaluan oficerët e policisë. Ai u nënshtrua menjëherë një testi alkoli dhe si pasojë humbi dhe patentën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk ka një reagim nga klubi zikaltër dhe mbetet për t’u parë nëse 27-vjeçari do të grumbullohet nga trajneri Conte për përballjen e radhës kundër Torinos, ku duke parë edhe problemet që ka Interi me dëmtimet,vendi i kroatit në formacion dukej i garantuar.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment