Sport

Ylli i Atalantës u zhduk prej disa ditësh, lojtari bie në depresion! Gjeti gruan në shtrat me një tjetër

Ilicic ka shkuar në Slloveni pa e telefonuar gruan e tij, për t’i bërë një surprizë të bukur
Featured image of article: Ylli i Atalantës u zhduk prej disa ditësh, lojtari bie në depresion! Gjeti gruan në shtrat me një tjetër Josip Ilicic

SLLOVENI-Josip Ilicic do të zhdukej nga Bergamo dhe do të udhëtonte drejt Sllovenisë pa i bërë të ditur drejtuesve se cilat ishin arsyet. Mediat italiane raportonin zhdukjen e sllovenit si mister dhe se vetëm pak ditë para ndeshjes me PSG ai do të largohej pa asnjë shpjegim.  Të gjithë ishin me “zemrën e ngrirë” nga ana e tifozëve të Atalantës pasi u raportua se Ilicic vuante nga një dëmtim. E kur pritej rikthimi i tij në fushën e blertë, ka ardhur njoftimi që u konfirmua edhe nga Gasperini: “Nuk do të luaj ndaj PSG për disa arsye familjare. Ne jemi shumë afër tij në këto momente të vështira”.

Por burime të pakonfirmuara dhe që kanë marrë jehonë të madhe në rrjetet sociale flasin se lojtari i Atalantës ka rënë në depresion dhe po flitet edhe për mbylljen e parakohshme të karrierës. Po sipas këtyre burimeve, Ilicic ka shkuar në Slloveni pa e telefonuar gruan e tij, për t’i bërë një surprizë të bukur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por në fakt surprizën e vërtetë do t’ia bënte kjo e fundit, pasi ishte duke e tradhëtuar me një tjetër person. E gjitha kjo e ka goditur sulmuesin e Atalantës dhe nuk mund të mendojë më për futboll në këto momente, pavarësisht se do të lërë fazën më kulminante të karrierës.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment