Showbiz

‘Xing’ ikën nga Klan? Reagon Ermal Mamaqi: Kam marrë një vendim, do bëj pauzë deri në janar

Pas heshtjes, ka reaguar vetë moderatori i programit, Ermal Mamaqi, i cili ka sqaruar të gjithë aludime.
Featured image of article: ‘Xing’ ikën nga Klan? Reagon Ermal Mamaqi: Kam marrë një vendim, do bëj pauzë deri në janar Ermal Mamaqi

TIRANË– Prej kohësh në mediat rozë qarkullon lajmi se ‘Xing me Ermalin’ nuk do të transmetohet më në Tv Klan.

Pas heshtjes, ka reaguar vetë moderatori i programit, Ermal Mamaqi, i cili ka sqaruar të gjithë aludime.

Në sqarimin e tij në rrjetet sociale, Mamaqi shprehet se “Xing-u” nuk do të transmetohet deri në janar dhe kjo për faktin se ai vetë është i përqëndruar në filmin e tij më të ri ‘I love Tropoja’.

Megjithatë Mamaqi thekson se emisioni i tij do të rikthehet në janar duke lënë endë me pikëpyetje televizionin se ku do të tranmetohet.

Reagimi i plotë:

Miq… Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin. E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë. Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë…Xing me Ermalin nuk do të jetë,të paktën deri në janar në programet televizive. Karriera ime do të xhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente. Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television. Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin. Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite. Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin… Se siç thotë dhe miku im Ëill Smith “në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë. Ju përqaputh të gjithëve.

Disa javë më parë i fuar tek “3shat” Mamaqi tha se nuk do të largohej nga televizoni Klan.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment