Aktualitet

Xhulio Prela u nxorr në pritë! Zbardhet dëshmia e familjarëve në Polici: U telefonua nga dikush

Familjarët tregojnë atë që ndodhi para vrasjes.
Featured image of article: Xhulio Prela u nxorr në pritë! Zbardhet dëshmia e familjarëve në Polici: U telefonua nga dikush Xhulio Prela, efektivi i vrare ne Lezhe dhe pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANE- Xhulio Prela, efektivi 26-vjeçar i FNSH në Shkodër është nxjerrë në pritë dhe më pas është ekzekutuar. Burime për Dosja.al konfirmojnë se familjarët kanë deklaruar në polici se ai u mor në telefon nga dikush dhe më pas u nis drejt Lezhës.

Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë. I riu me origjinë nga Puka jetonte prej vitesh në Lezhë, ndërsa vazhdonte edhe studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment