Aktualitet

Kush është 47-vjeçari ‘i tmerrshëm’ nga Vlora, vrau me kallash bashkë me shokun dy persona në ’99. Cili ishte emri i rremë që përdorte për t’i ikur Policisë

  • ‘Wanted’ prej vitesh nga Policia/ Arrestohet i rrezikshmi i Vlorës Xhevahir Jonuzi
  • Xhevahir Jonuzi ishte ndër 8 personat që kërkoheshin prej vitesh, pasi ishin dënuar me 25 vite ose përjetësisht për vrasje.
    Featured image of article: Kush është 47-vjeçari ‘i tmerrshëm’ nga Vlora, vrau me kallash bashkë me shokun dy persona në ’99. Cili ishte emri i rremë që përdorte për t’i ikur Policisë Xhevahir Jonuzi

    VLORË– Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje është arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat RENEA. Teksa po përpiqej që t’i largohej arrestimit të tij, Jonuzi ka qëlluar me pistoletën e tij ndaj efektivëve duke u rrezikuar edhe jetën. Gjatë shkëmbimit të zjarreve, ai ka mbetur i plagosur në këmbë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

    Po kush është 47-vjeçari nga Vlora?

    Më 18 nëntor të vitit 2018, Policia e Shtetit shqiptar publikoi me foto, dënim dhe akuzë të shumëkërkuarit e çdo qyteti në vend. Në qarkun e Vlorës, 8 persona kërkoheshin prej vitesh pasi ishin dënuar me 25 vite ose përjetësisht për vrasje. Mes tyre ishte edhe Januzaj, fotoja e të cilit u publikuar edhe nga Policia.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ai u dënua me burg për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999. Xhevahir Jonuzi në bashkëpunim me Anton Alliu, kanë vrarë për motive të dobëta në 25 Mars 1997 me armë zjarri kallashnikov (automatik) Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj. Për kohën që ishte në kërkim Jonuzaj njihej si Alfred Xhafa.

    Kapet i shumëkërkuari Xhevahir Jonuzi. 47-vjeçari kërkohej për vrasjen e dy personave me kallashnikov në vitin 1999 për arsye të dobëta. Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, gjatë të cilit pati edhe shkëmbim zjarri. Nga përplasja me armë mbeti i plagosur i shumëkërkuari.

    (k.m;E.K/dosja.al)

    Shto Koment