Aktualitet

Dosja ‘Tërmeti’/ I ra tulla në kokë dhe i mori jetën 20-vjeçares nga Kombinati, një dentist arrestohet, kishte ndërhyrë në pallat

Mësohet se ndër 31 të arrestuarit është edhe një dentist, i cili sipas Prokurorisë ka bërë ndërhyrje në një pallat në Kombinat.
Featured image of article: Dosja ‘Tërmeti’/ I ra tulla në kokë dhe i mori jetën 20-vjeçares nga Kombinati, një dentist arrestohet, kishte ndërhyrë në pallat Xhesika Biqiku

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Mësohet se ndër 31 të arrestuarit është edhe një dentist, i cili sipas Prokurorisë ka bërë ndërhyrje në një pallat në Kombinat.

Pas ndërhyrjes së bërë nga dentisti, pallati nuk i ka rezistuar dot lëkundjeve të tërmetit ku edhe u shkëputën disa tulla. Njëra prej tyre i ra në kokë 20-vjeçares Xhesika Biqiku, e cila pas disa ditësh mjekime në spital, humbi betejën me vdekjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë aksioni për abuzuesit vijon edhe sot. Në Tiranë është arrestuar biznesmeni i ndërtimit Fejzo Dyrmishi, duke e çuar në 31 numrin e të arrestuarve. Ndërkohë që në kërkim janë edhe 7 persona të tjerë, ndërsa 2 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë. Zyrtarë nga Prokuroria e Tiranës dhanë detaje nga hetimet.

(k.m;E.K/dosja.al)

Një Koment në “Dosja ‘Tërmeti’/ I ra tulla në kokë dhe i mori jetën 20-vjeçares nga Kombinati, një dentist arrestohet, kishte ndërhyrë në pallat

  1. Pse nuk arrestohen firmat ndertuse qe kane shkelur lejen e ndertimit ,duke shtuar kate nga 1 deri 3 kate , shifni ne Yzberisht ,Rruga Islam Alla , ku kane plasur muret dhe as njeri nuk po vjen ti shohe!

Shto Koment