Showbiz

Xhensila Pere i shpall ‘luftë’ Eliona Pitarkës: Ik nga ekrani, je shumë kot

Pa u menduar shumë, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss World 2014”, dha emrin e Pitarkës.
Featured image of article: Xhensila Pere i shpall ‘luftë’ Eliona Pitarkës: Ik nga ekrani, je shumë kot Eliona Pitarka dhe Xhensila Pere

TIRANË– Ish-banorja e Big Brother Xhensila Pere është shprehur se aktorja Eliona Pitarka duhet të largohet nga ekrani.

E ftuar në Glamour Zone në Ora News, Pere u pyet se cilën nga vajzat e showbizit do të donte të hiqte nga ekrani.

Pa u menduar shumë, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss World 2014”, dha emrin e Pitarkës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eliona Pitarka më duket kot. Duhet të ikë. Nisur dhe nga ajo që sapo ka startuar (Klanifornia), pashë dhe puntatën e parë…Eliona Pitarka më duket kot pa lidhje. Tek ajo fushë ku është prezantuar, si është prezantuar, për mua nuk bën. Sidomos në atë pesë sekonda kur doli te emisioni ku është aktore, mua personalisht m’u duk kot,”– tha Pere.

Mesa duket tashmë mes vajzave ka nisur një ‘luftë’. Mbetet të presim reagimin e Eliona Pitarkës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment