Sociale

Xheni Karaj jep versionin e saj për debatin e bujshëm: Nuk kemi kërkuar heqjen e fjalës “Nënë”!

Duket si një qasje e medias për ta nxjerrë nga konteksti këtë fjalë, që sipas Karajt në fakt nuk aspak lidhje me kërkesën për heqjen e fjalës “nënë” nga fjalori i shqipes.
Featured image of article: Xheni Karaj jep versionin e saj për debatin e bujshëm: Nuk kemi kërkuar heqjen e fjalës “Nënë”! Xheni Karaj

Aktivistja e njohur e komunitetit LGBT në Shqipëri ka qenë protagoniste sot në studion e “Rrugëtim me Anilën” në News24, ku ka vendosur që të sqarojë edhe njëherë tymnajën e thashethemeve të ngritura këto ditë, lidhur me pretendimet e këtij komuniteti për heqjen e fjalës “nënë” nga fjalori dhe për zëvendësimin me “prindi që lind nr.1” dhe “prindi nr.2”.

Duket si një qasje e medias për ta nxjerrë nga konteksti këtë fjalë, që sipas Karajt në fakt nuk aspak lidhje me kërkesën për heqjen e fjalës “nënë” nga fjalori i shqipes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kemi kërkuar heqjen e kësaj fjale. Për mua dhe komunitetin tonë, fjala “nënë” është po aq e shenjtë sa edhe familja”!

Marrë nga BW

Shto Koment