Showbiz

Xhelozi për Bora Zemanin?! Dyshimet mbi përçarjen e dashurisë së Romeos dhe Jonida Maliqit (VD)

  • Të dy në jug por në vende të ndryshme, Jonida Maliqi flet për problemet, Romeo ‘i përgjigjet’: Lerja në dorë Zotit
  • Dyshohet se çifti po kalon një krizë vetëm pak muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre.
    Featured image of article: Xhelozi për Bora Zemanin?! Dyshimet mbi përçarjen e dashurisë së Romeos dhe Jonida Maliqit (VD) Romeo Veshaj, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi

    Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk janë më në ‘periudhën e majtit’ të lidhjes së tyre.

    Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, ku Jonida fliste për problemet e saj e Romeo thoshte se gjërat duhen lënë në dorë të Zotit, dyshja e famshme bënë që të përhapeshin thashetheme mbi marrëdhënien e tyre.

    Zërat thonë se këngëtarja nuk po i kalon pushimet në jug me të dashurin e saj aktor dhe se mes tyre ekziston mundësia të ketë filluar një përçarje.

    Vetëm pak muaj pasi e bënë lidhjen zyrtare nëpërmjet videove e fotove teksa shfaqeshin duke u puthur, burime pranë çiftit shprehen se mes tyre ka hyrë një xhelozi.

    Në një video të publikuar së fundmi nga moderatorja Bora Zemani që është edhe e dashura e Donaldit, binjakut të Romeos, aktori shihet vetëm dhe pa praninë e këngëtares.

    Madje në sfondin e videos dëgjohet Bora që i thotë Romeos se është shumë i mirë. Të jetë moderatorja ajo që ka futur xhelozi mes çiftit apo kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë mes kunetërish?!

    Këtë nuk dimë ta themi….

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment