Bota

Xheloz për partnerin e ri të nënës së të dashurës, 49-vjeçari në Britani vret brutalisht të renë në apartament (FOTO)

në seancën e gjyqit ndaj Farrell u mësua se 49-vjeçari kishte qenë prej vitesh në një lidhje me nënën e Sammy Lee, Sarah, përpara se ata të ndaheshin. Farrell kishte nisur një marrëdhënie seksuale me të bijën, të cilën e njihte që në vogëli.
Featured image of article: Xheloz për partnerin e ri të nënës së të dashurës, 49-vjeçari në Britani vret brutalisht të renë në apartament (FOTO) Sammy Lee

BRITANI- Një 49-vjeçar në Britani u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, për shkak të xhelozisë që kishte ndaj nënës së saj, ku midis këtyre dy të fundit kishte pasur një lidhje.

Sipas mediave britanike, tashmë Jason Farrell po përballet me burgim të përjetshëm, pasi lidhi dhe goditi me thikë 22-vjeçaren Sammy-Lee Lodwig, duke i marrë asaj jetën në vend, Ngjarja e rëndë ndodhi në prill, në Swansea të Uellsit.

Ndërsa, në seancën e gjyqit ndaj Farrell u mësua se 49-vjeçari kishte qenë prej vitesh në një lidhje me nënën e Sammy Lee, Sarah, përpara se ata të ndaheshin. Farrell kishte nisur një marrëdhënie seksuale me të bijën, të cilën e njihte që në vogëli.

Xhelozia për partnerin e ri të nënës së saj, bëri që Farrell pasi sulmoi të dashurin e Sarah e ktheu inatin nga 22-vjeçarja Sammy-Lee.

Ai e lidhi atë dhe e goditi me thikë në fytyrë e fyt, përpara se të shkruante një letër ku rrëfente krimin makabër në polici.

Sipas Prokurorit Michael Jones, Farell e kishte goditur vajzën në “mënyrë brutale, të pamëshirshme dhe të përsëritur derisa vdiq“, në apartamentin e tij. Pas kësaj autori, Farell kishte shkruar tek fqinji dhe i kishte thënë: “E vrava”.

Pasi u arrestua, ai u kërkoi oficerëve një letër dhe stilolaps ku rrëfeu të gjithë krimin makabër që kishte kryer ndaj së resë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment