Aktualitet

Xhelal Mziu ‘i thur’ elozhe Bashës: Risia e politikës shqiptare, lokomotiva e trenit që çdo ditë shtonë “vagonët” për të shkuar drejt triumfit!

Në një status në rrjetet sociale Mziu shkruan se Basha është risia e politikës shqiptare dhe lokomotiva e trenit që çdo ditë shton vagonët për të shkuar drejt triumfit.
Featured image of article: Xhelal Mziu ‘i thur’ elozhe Bashës: Risia e politikës shqiptare, lokomotiva e trenit që çdo ditë shtonë “vagonët” për të shkuar drejt triumfit! Lulzim Basha dhe Xhelal Mziu

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu i ka bërë një status plot me fjalë të mëdha dhe flet me superlativa për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një status në rrjetet sociale Mziu shkruan se Basha është risia e politikës shqiptare dhe lokomotiva e trenit që çdo ditë shton vagonët për të shkuar drejt triumfit.

“Lulzim Basha, risia e politikës shqiptare!
Basha, tashmë, po identifikohet si lokomotiva e trenit që çdo ditë shtonë “vagonët” për të shkuar drejt triumfit! Përtej metaforës, ky është perceptimi i shumicës.
Pakënaqësia e shqiptarëve ndaj qeverisë ka arritur pikën kritike.
RamaVirusi, sikurse shpesh thuhet, personifikon qeverinë më të paarsyeshme në këto 30 vite demokraci. Kjo gjëndje, jo për shkak të fatkeqësive natyrore, por për shkak të keqmenaxhimit të ekonomisë (PPP), me thyerjen e rekordit botëror të varfërisë ekstreme të qytetarëve, me rritjen e çmimeve, taksave e tatimeve, me rritjen e papunësisë (vetëm në 3 muajët e fundit mbi 120 mijë të pa punë).

Për të vazhduar me falimentimin e bizneseve (vetëm në këto 3 muaj mbi 45 mijë biznese të falimentuara), me rritjen e borxhit në mënyrë galopante dhe të pajustifikuar (vetëm 3-mujorin e parë 2020 u morën borxh mbi 380 milionë €). Sipas BERZH Shqipëria për vitin 2020 jo vetëm nuk do të ketë 5% rritje ekonomike sipas buxhetit 2020, por një rënie drastike më shumë se 9% (rënia ekonomike rekord në botë, e arsyetuar sipas BERZH, për shkak të politikës qeveritare).
Rritjes së krimit ekonomik dhe atij zgjedhor (dosjet 184 dhe 339 në zgjedhjet 2016 e 2017), e korrupsionit (vendi më i korruptuar në botë), kultivimit të drogës (në këtë vit po thyhet rekordi i mbjelljes së vitit 2016), Të gjitha këto pakënaqësi tregojnë që orteku i pakënaqësisë ka arritur në maximum dhe këto janë “vagonë” të trenit Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E shkruaj “vagon”, sepse në zhargon ky term përdoret më tepër. Gjithë sa theksova më lart, janë elementë, të cilët bëhen aleatë të natyrshëm të opozitës. Ky popull është zhgënjyer edhe herë tjetër nga politikat ekonomike dhe sociale që kanë ndjekur qeveritë, por ky 8 vjeçar do të kujtohet jo si mospërmbushje të pritshmërive. Jo ! Do të kujtohet si mjerues. Sigurisht që për liderin e PD – së dhe të opozitës shqiptare Lulzim Basha, nuk mjafton pakënaqësia extreme ndaj qeverisë. Krahas kontributit për denancimet (sa më sipër), për dekriminalizimin e politikës shqiptare dhe një mori qëndrimesh të tjera parimore dhe humane, opozita ka dëshmuar përgjegjësi të lartë në çështjen e integrimit europian. Lulzim Basha po shpalosë platformën qeverisëse për të bindur këdo, jo vetëm të djathtët, jo vetëm të pakënaqurit e qeverisë, por çdo qytetarë shqiptarë.
Në programin e tij nuk premtohet lux dhe timon, por ndërtimin e një Shqipërie të jetueshme.
Në platformën e tij dallon

Së pari : Në paketën fiskale dhe atë ekonomike është premtuar; Heqja e taksës progresive dhe tatim fitimit 15%, në taksën e sheshtë 9% (pra ulje mbi 60%), me dysheme pagën 30 mijë lekë. Uljen e sigurimeve shoqërore nga 21.3% në 18%. Ulja e TVSH për disa artikuj e shërbime të ndryshme, të turizmit, bujqësisë, etj. Rritja e pagës minimale në 300 € Rritja e pensionit minimal në 250€ Ulja e çmimit të naftës, energjisë elektrike, etj. Së dyti: Kontributin që dha, dhe po jep në reformën zgjedhore duke bërë hapa të rëndësishëm me partnerët evropian që i dhanë të drejt kërkesave të Bashës, dhe të partnerit USA duke e konsideruar Bashën si lideri i të ardhmes së Shqipërisë në familjen Evropiane. Së treti: Sot Basha i propozoi kryesisë së PD nisjen e procesit të konsultimeve, përzgjedhjes dhe selektimit të kandidatëve për zgjedhjet vendore dhe parlamentare.
Vendimi i zotit Basha është një risi e re në politikën shqiptare, pasi për herë të parë kandidatët për Deputet dhe Kryetar Bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së PD. Vetëm në këto dhjetë ditë kemi tre hapa galopant të liderit Basha. Ndaj të gjitha sondazhet nxjerrin PD dhe opozitën e bashkuar me në krye zotin Basha fitues. Basha nuk mjaftohet me pakënaqësinë popullore, po tashmë ai është faktor më i rëndësishëm i politikës shqipare ku në bashkpunim me aktorët e faktorët e politikës perëndimore po krijon shtratin e zgjedhjeve, po sjell një risi të re në zgjedhjen e kandidatëve dhe po u ofron shqipëtarëve një platformë të qartë, të plotë gjithëpërfshirëse jo vetëm për ta nxjerr vendin nga gërmadha ku ka rënë, por për t’i rikthyer shpresën, punën, mirëqenien, barazinë, rritjen ekonomike dhe integrimin përfundimtar Evropian. Këto janë arsyet kryesore që trenit ekspres të zotit Basha, çdo ditë i shtohen “vagonët” për të na çuar drejt triumfit,”– shkruan Mziu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment