Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Xhaxha i Rudolf Nikollit dhe e shoqja u kërkojnë falje të plagosurve: Është bullizuar se ishte katolik, i ati i ka rrit me
19 Prill 2021, 22:11Nga DOSJA
TIRANË– Xhaxhai i Rudolf Nikollit, autorit të plagosjes së pesëfishtë që ndodhi mesditën e sotme ka thënë së nipi i tij mund të jetë bullizuar nga persona të tjerë. Në një prononcim për Report TV, ai tha se ndoshta Rudolf Nikolli është bullizuar për shkak se ishte katolik si familje dhe vetëm ai ishte kthyer në musliman.
“I ka rrit me dinjitet, me kulturë, në shkollë është munduar t’i çojë me varfëri, por nuk ka mësuar as me vjedh, as me sha, krejt opinoni i Klosit, ne jemi katolik nga Mirdita, por jemi rrit mes myslimane dhe katolike, depresioni atë e ka lënë. Ka kaluar edhe COVID-in. I ra COVID-i, ka marrë ilaçet, ka pasur problemet e veta dhe nuk i ka marrë ilaçet. E mora vesh nga TV, nuk e gëzojmë djersën e huaj, pale si i ka rënë depresioni, ndoshta e kanë bullizuar të rinjtë, i kanë thënë “je katolik” dhe e kanë bërë për vetëmbrojtje. Ne u kërkojmë falje familjes. Jemi katër vëllezër dhe në rregull jemi. Djalit desh i ka rënë të fikët kur ka marr vesh lajmin, se nuk e ka besuar. E ka bërë nga depresioni i lartë”, tha xhaxhai.
Edhe nusja e xhaxhai thotë se ata janë rritur në një familje të mirë dhe se u kërkon falje familjarëve të të plagosurve.
“I ka rritur me halle, nuk janë ngatërruar me asnjë njeri, i ka rritur me hale, kunati im ka ikur në Greqi për t’i rritur me halle, vajzat i ka pasur më shkollë, e ka në Angli, nuk janë fëmijë problematik. E morëm vesh në TV lajmin. Ne u kërkojmë falje familjes se janë dhe me agjërim, nuk janë fëmijë problematikë,”- tha nusja e xhaxhait.
Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.
Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BERAT– Anëtarë të Partisë Demokratike bashkë me Tomor Alizotin kanë ndaluar dhe bllokuar mbrëmjen e sotme një furgon me mallra e ndihma ushqimore. Përmes një vi...
Aktualitet19 Prill 2021, 21:23
BERAT– Bashkia Berat ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme, e cila bllokoi një furgon me ndihma dhe akuzpi Partinë Socialis...
TIRANË- 8,190 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manast...
KAVAJË– Babai i Bledar Okshtunit, të riut që u plagosr pasditen e sotme në zyrat e Pattisë Demokratike në Kavajë, ka treguar se si u njohën me lajmin...
GREQI- Media greke “Protothema” ka komentuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve në Shqipëri për të vendosur një karantinë 14-ditore për emograntët që jetojnë në...
TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momenin kur Rudolf Nikolla plagos me thikë punonjësin e picerisë dhe më pas drejtohet drejt xhamisë “Dine Hoxha” pasdite...
TIRANË- Autori i plagosjes së 5-fishtë në një xhami pasditën e sotme, Rudolf Nikolli ka dhënë dëshimë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Nikolli para gr...
KAVAJË– Dosja.al ka siguruar foton e Bledar Okshtunit, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në zyrat e Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës. ...