Aktualitet

“Xhamitë hapen nesër”, Rama del blof dhe tregon se është i painformuar, besimtarët kanë një javë që falen në objektet e kultit 

Duket se Kryeministri ka gabuar sërish dhe tregohet qartë që masat e qeverisë janë të pakuptueshm
Featured image of article: “Xhamitë hapen nesër”, Rama del blof dhe tregon se është i painformuar, besimtarët kanë një javë që falen në objektet e kultit  Logo e KMSH, besimtarët duke u falur dhe Edi Rama

TIRANË- Besimtarët mysliman nesër do të festojnë Fitet Bajramin, e cila është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit fetar. Në një reagim në mediat sociale, Kryeministri Edi Rama, pasi shau e mallkoi të gjitha ta që i kishin kërkuar llogari, u bë më besimtar se të gjithë dhe me pompozitet njoftoi se objektet e kultit do hapeshin nesër si një dhuratë për besimtarët mysliman të cilët përfundojnë Muajin e Ramazanit dhe festojnë Fiter Bajramin. Rama shkroi se kritikët “janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram😂😡”. Më tej kreu i qeverisë njofton se falë një bashkëpunimi me KMSH-në ka vendosur që të hapë xhamitë, duke folur si kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

🟢 PASI KEMI BASHKËPUNUAR KËTO JAVË ME KOMUNITETET FETARE DHE KEMI PËRGATITUR PROTOKOLLET E SIGURISË SHËNDETËSORE, DUKE MARRË, VLERËSUAR E MIRATUAR PROPOZIMET E TYRE, JEMI GATI TË VENDOSIM ÇELJEN E AKTIVITETIT TË TEMPUJVE NGA JAVA E ARDHSHME, ME TË GJITHA KUFIZIMET PËRKATËSE, DUKE E NISUR NESËR ME KËMBË TË MBARË E ME BEKIMIN E DRITËS SË DITËS SË BUKUR TË KALENDARIT TË BESIMIT, PËR ÇKA JEMI NË DAKORDËSI ME KOMUNITETIN MUSLIMAN🕌️”, shkruan më tej Rama.

Por Kryeministri, që muajt e fundit është shfaqur si ministër i shëndetësisë, si prift e hoxhë, si mjek e si kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve, nuk është informuar se xhamitë janë rihapur që në datën 18 maj. Kjo konfirmohet nga një njoftim zyrtar nga vetë KMSH-ja, që shkruan se të gjithë besimtarët mund të falen në xhami, por vetëm duke ndjekur protokollin e higjienës.

“Vendim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në lidhje me rifillimin e aktivitetit fetar në xhamitë e vendit. Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit në bazë të protokollit të mëposhtëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protokolli i masave: • Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi. • Marrja e abdesit në shtëpi. • Mbajtja e maskës dhe e dorezave. • Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale. • Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve. • Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve. • Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike. • Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç. • Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj… • Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta. • Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup. Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave. Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll”, shkruhet në njoftim.

Duket se Kryeministri ka gabuar sërish dhe tregohet qartë që masat e qeverisë janë të pakuptueshme. Askush nuk e di se çfarë po ndodh me masat lehtësuese, pasi vetë Kryeministri, i cili është shprehur se flet çdo ditë më Komitetin Teknik të Ekspertëve, nuk është i informuar se objektet e kultit janë hapur që në fillim të javës. Prandaj dhe qytetarët në ditët e fundit kanë qenë të paqartë se çfarë do ndodhte me fundjavën, pasi informacioni nga autoritetet është kontradiktor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment