Sport

Frika nga koronavirusi, Juventus pezullon stërviten e U23. Dyshohet se lojtarët janë prekur nga Covid 19, mes tyre dhe një shqiptar

Shkak për pezullimin e stërvistjes dhe izolimin e lojtarëve është bërë frika mos ndonjë prej tyre është prekur nga COVID-19, pasi kanë luajtur 6 ditë më parë kundër Pianese-s, lojtarët e të cilës kanë shenja të infeksionit.
Featured image of article: Frika nga koronavirusi, Juventus pezullon stërviten e U23. Dyshohet se lojtarët janë prekur nga Covid 19, mes tyre dhe një shqiptar Xhakomo Vrioni

ITALI- Xhakomo Vrioni, futbollisti i kombëtares shqiptare që luan në Itali me Juventus dyshohet se është prekur nga koronavirusi. Lajmin e bënë të ditur vetë klubi i Juventus, ku thotë se ka pezulluar stërvitjen e lojtarëve të skuadrës U19. 

Shkak për pezullimin e stërvistjes dhe izolimin e lojtarëve është bërë frika mos ndonjë prej tyre është prekur nga COVID-19, pasi kanë luajtur 6 ditë më parë kundër Pianese-s, lojtarët e të cilës kanë shenja të infeksionit. Klubi bën me dije se lojtarët janë mirë dhe nën kujdesin e mjekëve. 

Lojtarët duke u stërvitur

NJOFTIMI I KLUBIT

Aktivitetet stërvitore të skuadrës Juventus U 23 janë pezulluar përkohësisht. Masa parandaluese u vendos në bazë të indikacionit, dhe në pritje të komunikimeve të mëtejshme zyrtare, nga autoritetet shëndetësore, me të cilët personeli shëndetësor Juventus është në kontakt të vazhdueshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arsyeja janë rastet e reja të infeksionit në COVID-19 , të cilat janë shfaqur në orët e fundit në mesin e lojtarëve të Pianese, me të cilët u përballëm më 23 shkurt në Alessandria. Specifikohet se, gjashtë ditë pas ndeshjes, lojtarët e Juventusit janë mirë dhe janë nën mbikëqyrjen mjekësore. Juventus është në kontakt të vazhdueshëm me LegaPro.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment