Sport

Xhaka dhe Zhegrova, në karantinë…

Një lojtar i Bazelit del pozitiv, por përpara marrjes së përgjigjes, ai ka qenë në stërvitje dhe kjo ka detyruar të gjithë skuadrën të izolohet.
Featured image of article: Xhaka dhe Zhegrova, në karantinë…
Përditësuar:

ZVICER – Një nga ndeshjet më të shumëpritura të kampionatit zviceran, ajo mes Zyrihut dhe Bazelit, është anulluar pak orë përpara zhvillimit të saj. Shkak është bërë pozitiviteti ndaj COVID-19 i një lojtari të skuadrës së Bazelit dhe si rrjedhojë, i gjithë ekipi është futur në karantinë.

Arsyeja se përse skuadra është futur e tëra në karantinë është fakti, se në pritje të përgjigjes së tamponëve, ky lojtar ka qenë normalisht në stërvitje dhe në kontakt me të gjithë skuadrën. Kësisoj, futbollistët shqiptarë Xhaka dhe Zhegrova, që janë pjesë e kësaj skuadre janë izoluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një situatë të tillë, në darkën e të shtunës, autoritetet shëndetësore vendosën që e gjithë skuadra të futej në karantinë, ndërsa do të zhvillonte testime të dyfishta për të përcaktuar më pas, nëse lojtarët do të dilnin nga karantina.

Kjo është hera e dytë që klasikja e futbolit zviceran ndalohet nga koronavirusi, pasi në fund të sezonit të shkuar, ajo u anulua pasi disa lojtarë të Zyrihut rezultuan pozitiv dhe si rrjedhojë ju desh të gjithë ekipit të izolohej.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment