Politike

Xhaçkës i hapin derën, Ahmetaj i qeshur vesh më vesh/ Si zbritën ministrat nga makinat luksoze, deputetët futen në këmbë në Kuvend

Ministrat kanë zbritur nga makinat e tyre luksoze nërsa deputetët janë future në këmbë në Kuvend.

TIRANË– Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi dhe të buzëqeshur, ata kanë dhënë paradën e tyre të përjavshme.

Ajo që bie në sy është fakti që ministres së mbrojtjes Olta Xhaçkës ia hap derën shoferi, duke qenë se është në muajin e fundit të shtatzënisë. E veshur me një bluzë të gjerë me topa, Xhaçka ka zbritur nga dera e pasme e makinës së saj, mjaft e rehatshme le të themi.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shumë të tjerë kanë mbërritur gjithashtu me makinat e tyre.

Ndërsa deputetët futen në këmbë në derën e Kuvendit. Nuk mund të mos bjerë në sy, buzëqeshja vesh më vesh e Arben Ahmetajt.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment