Politike

‘Ftoj shqiptarët të marrin pjesë’/ Xhaçka: Shqipëria do të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimarrjes globale në OKB

VIDEO
Xhaçka, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Featured image of article: ‘Ftoj shqiptarët të marrin pjesë’/ Xhaçka: Shqipëria do të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimarrjes globale në OKB Olta Xhacka

TIRANË– Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Xhaçka u shpreh se në ekip do të ketë ndërthurje të diplomatëve më të mirë të cilët kanë përvojë në shërbimin diplomatik.

Kemi vendosur që t’u drejtojmë një thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, që të bashkëpunojnë me ne për realizimin me sukses të këtij misioni historik. Ne duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me Dream Team, Ekipin e saj të Ëndrrave. Një ekip, ku do të ketë një ndërthurje të diplomatëve më të mirë e më me shumë përvojë të shërbimit tonë diplomatik dhe të ekspertëve e profesionistëve më të mirë nga çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Prandaj, dua t’ju bëj sot një thirrje të gjithë atyre djemve e vajzave, burrave e grave, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, të gjithë profesionistëve të talentuar, që aplikojnë për tú bërë pjesë e Ekipit tonë në Këshllin e Sigurimit”, u shpreh ajo në video-mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Xhaçka tha se, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB që do të mbahet më datë 11 qershor 2021.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment