Aktualitet

Xhaçka për Akademinë e FA-së: Kemi fituesit e parë, më 19- 21 shtator raundi i dytë, presim 60 studentët e shkollës ushtarake

Përmes një statusi në rrjetet sociale Xhaçka bën me dije se do të ketë dhe një raund të tretë dhe se në fund të raundeve priten të hyjnë në shkollën ushtarake 60 studentët e parë. Ministrja thekson se Akademia e FA ofron pagesë mujore ndihmëse, akomodim dhe ushqim falas për 3 vite studimi, tarifë 0 lekë në vit dhe punë të sigurt pas diplomimit.
Featured image of article: Xhaçka për Akademinë e FA-së: Kemi fituesit e parë, më 19- 21 shtator raundi i dytë, presim 60 studentët e shkollës ushtarake Foto nga Akademia e FA-së

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije se emrat e aplikantëve për një vend në Akademinë e Forcave të Armatosura, që kanë rezultuar fitues, janë aplikuar. Ndërkohë raundi i dytë hapet më 19 shtator dhe mbyllet më 21 shtator.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Xhaçka bën me dije se do të ketë dhe një raund të tretë dhe se në fund të raundeve priten të hyjnë në shkollën ushtarake 60 studentët e parë. Ministrja thekson se Akademia e FA ofron pagesë mujore ndihmëse, akomodim dhe ushqim falas për 3 vite studimi, tarifë 0 lekë në vit dhe punë të sigurt pas diplomimit.

Statusi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raundi i parë i aplikimit dhe regjistrimit pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në programin e studimeve në fushën e shkencës ushtarake përfundoi. Lista e aplikantëve të parë fitues është publikuar në faqen tonë zyrtare (kliko: https://ëëë.mod.gov.al/…/4497-lista-e-aplikanteve-fitues-ra…).
Nga 19 deri në 21 shtator nis raundi i dytë i aplikimeve, për të gjithë ata që do të jenë brezi i së ardhmes në Forcat e Armatosura. Në këto data, të gjithë maturantët që kanë mbaruar këtë vit arsimin e përgjithshëm, mund të aplikojnë në ëëë.ualbania.al.
Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara. Më 21 shtator përfundon afati edhe për këtë kategori aplikantësh, të cilët duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.
Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme.
🟢Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit
🟢Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi
🟢Tarifë studimi 0 lekë në vit
🟢Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve
675 maturantë aplikuan vetëm për raundin e parë për të ndjekur studimet bachelor pranë AFA. Jemi super optimistë që në përfundim të raundit të tretë do të kemi 60 studentët e parë të shkollës sonë ushtarake, shtyllës kryesore të formimit të Forcave tona të Armatosura
Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura!🇦🇱

(f.m/dosja.al)

Shto Koment