Aktualitet

Xhaçka njoftim me rëndësi për emigrantët: Kakavija dhe Kapshtica do jenë të hapura deri në 22:00, nesër askush nuk do pranohet pa test me vete

Në një njoftim për mediat, mësohet se Kakavija dhe Kapshtica do qëndrojnë të hapura sot deri në orën 22:00, pavarësisht se është kaluar kuota ditore e kalimit të emigrantëve.
Featured image of article: Xhaçka njoftim me rëndësi për emigrantët: Kakavija dhe Kapshtica do jenë të hapura deri në 22:00, nesër askush nuk do pranohet pa test me vete Olta Xhaçka

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar sot arritjen e marrëveshjes me palën greke për vijimin e punës në të dyja pikat e kalimit kufitare.

Në një njoftim për mediat, mësohet se Kakavija dhe Kapshtica do qëndrojnë të hapura sot deri në orën 22:00, pavarësisht se është kaluar kuota ditore e kalimit të emigrantëve.

Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”, shkruan Xhaçka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë ka rinisur puna në pikën kufitare në Kapshticë, ku qytetarë e parë u janë drejtuar sporteleve. Ndërkohë më herët ka rinisur dhe puna në Kakavijë, por sërish radha e makinave vijon të jetë e madhe dhe qytetarët kanë ankesa. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment