Aktualitet

Xhaçka jep detaje për 3 ushtarët e infektuar: Janë asimptomatikë, janë nën kujdesin e mjekëve

Xhaçka u shpreh se të tre ushtrarët janë asimptomatikë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Featured image of article: Xhaçka jep detaje për 3 ushtarët e infektuar: Janë asimptomatikë, janë nën kujdesin e mjekëve Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka treguar detaje për infektimin e tre ushtrave që ishin pjesë e KFOR-it në Kosovë. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Xhaçka u shpreh se të tre ushtrarët janë asimptomatikë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

“Janë 29 efektivë të FA që shërbejnë atje, 3 janë diagnostifikuar me COVID 19, kanë ardhur në Shqipëri në bazë të protokollit që duhet të ndiqnin. Ata fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nën kujdesin e bluzave të bardha dhe MSH. Janë asimtomatikë “,- tha ministrja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ajo u shpreh se ministria është në kontakte me të gjithë ushtarakët tanë kudo në botë, nuk kemi asnjë rast tjetër të infektuar më koronavirus.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment