Aktualitet

Xhaçka falenderon BE-në: Treguat se jeni miq të mirë, do rindërtojmë çdo banesë të dëmtuar (VD)

Ministrja më tej shtoi se tërmeti ishte apokaliptik, por do të rindërtohet dhe riparohet çdo shtëpi e dëmtuar në Durrës e Thumanë.

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një konferencë për mediat krah ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Në fjalën e saj Xhaçka tha se miqtë e mirë duken në ditë të vështira njihen dhe sipas saj BE tregoi se është një mik i mirë për Shqipërinë.

Ministrja më tej shtoi se tërmeti ishte apokaliptik, por do të rindërtohet dhe riparohet çdo shtëpi e dëmtuar në Durrës e Thumanë.

Miku i mirë njihet në kohë të vështira dhe Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë çdo banesë në Durrës e Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë. Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm. Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani. Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve”, ishte kjo një pjesë e fjalës së Xhaçkës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment