Politike

Xhaçka dhe Kim vizitë në Pashaliman, ministrja: Po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimin në një projekt model të NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren Yuri Kim, vizituan sot bazën detare të Pashalimanit. Xhaçka u shpreh, se po vlerësohet mundësia e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.
Featured image of article: Xhaçka dhe Kim vizitë në Pashaliman, ministrja: Po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimin në një projekt model të NATO-s Yuri Kim dhe Olta Xhacka në Pashaliman

TIRANË – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi sot bazën detare të Pashalimanit, së bashku me amabasadoren amerikane, Yuri Kim. Gjithashtu ministrja së bashku me Kim, zhvilluan një udhëtim të shkurtër në Gjirin e Vlorës me anijen “Butrinti P-134”, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të Natos, për shpëtimin e emigrantëve. Xhaçka bën me dije, se po vlerësohet mundësia për modernizimin dhe transformimin një një projekt model të NATO-s.

Postimi i Xhaçkës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilluam një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.
Me pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë. Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
#KrahPërKrah🇦🇱🇺🇸

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment