Sport

Xavi pritet të rikthehet në shtëpi, ish-futbollisti pranon të drejtojë Barcelonën

Ish-mesfushori punon si trajner i skuadrës Al Sad në Doha të Katarit, pikërisht aty ku i dha fund karrierës si futbollist në 2019
Featured image of article: Xavi pritet të rikthehet në shtëpi, ish-futbollisti pranon të drejtojë Barcelonën Xavi dhe Messi

SPANJËPadyshim ka qenë një nga legjendat më të mëdha të klubit. Emri i Xavi Hernandez nuk mund të mendohet i shkëputur nga ai i Barcelonës, dhe tani duket se binomi do të krijohet përsëri. Mediat europiane shkruajnë se ish-kapiteni ka rënë dakord që të jetë trajneri i ri i skuadrës në fund të sezonit, ndërsa klubi pritet të shkarkojë teknikun Kike Setien. Lajmet janë se Lionel Mesi dhe yjet e tjerë të ekipit e presin Xavin me krahë hapur.

Ish-mesfushori punon si trajner i skuadrës Al Sad në Doha të Katarit, pikërisht aty ku i dha fund karrierës si futbollist në 2019. Ai ishte kandidat për trajner edhe në fillim të këtij viti, kur u shkarkua Valverde, por nuk pranoi duke vlerësuar se ishte ende i papërgatitur për një detyrë të tillë. Duket se legjenda ka ndërruar mendje, ndërsa besohet se atij duhet t’i jenë plotësuar kushtet e tij.Flitet se rroga e tij do të jetë 6 milionë euro në sezon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment