Sport

Xavi del kundër blerjeve të dyshes Mane-Aubameyang, ka një emër tjetër për Barcelonën

Jeni dakord me legjendën?
Featured image of article: Xavi del kundër blerjeve të dyshes Mane-Aubameyang, ka një emër tjetër për Barcelonën Xavi

Xavi Hernandez mendon se Barcelona nuk ka nevojë për lojtarë si Sadio Mane dhe Pierre Emerick Aubameyang. Sipas tij, ata nuk janë lojtarë për Barcelonën, edhe pse në media përdoren si “gjah” i katalanasve.

“Mane dhe Aubameyang janë lojtarë të mirë, por Barcelona ka nevojë për një lloj tjetër lojtari, ai që bën ndryshimin në një hapësirë të vogël”, ka deklaruar legjenda e klubit katalanas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk është e thjeshët të gjesh të tillë sot. Samuel Eto’o ishte një lojtar i tillë, siç ishte edhe Luis Suarez. Sipas meje, Neymar është një nga lojtarët e paktë më inteligjentë në botë. Shpresoj që ai të kthehet, sepse bën ndryshime”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment