Sport

Xavi bën planet për rikthimin: Dua Neymar dhe dy sulmues nga Bundesliga

Legjenda e Barcelonës ka kushtet e tij për të marrë frenat e skuadrës
Featured image of article: Xavi bën planet për rikthimin: Dua Neymar dhe dy sulmues nga Bundesliga Xavi

Xavi ëndërron të rikthehet te Barcelona si trajner dhe nuk e fsheh këtë. Ai pati shans para disa muajsh, por refuzoi, sepse kërkonte t’i kishte gjërat nën kontroll dhe jo të bënte ato që i kërkon klubi.

Me pak fjalë, ndoshta Xavi po pret një presidencë të re në “Camp Nou”, para se të marrë frenat e skuadrës. Projekti i tij përfshin ndërhyrje të vogla, jo një revolucion.

“Skuadra më duket super, duke filluar nga portieri. Jordi Alba, Pique, Busquets janë më të mirët në botë në rolin e tyre, ashtu si Suarez, De Jong dhe Arthur”, është shprehur së fundmi ish-mesfushori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dua të rikthehem, por me kushtet e mia. Dua të kem fjalën e fundit, por vendimet t’i marr me një staf që e zgjedh unë”, ka shtuar Xavi.

Cilin do të blinte ai në merkato? Neymar i pari, pastaj një yll nga Bundesliga: “Me këtë bazë mund të fitosh për shumë vite. Do të duheshin ndoshta dy sulmues krahu. Neymar dhe njëri nga Sancho apo Gnabry”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment