Bota

Wuhani fiton betejën me Covid-19/ Në 100-vjetorin e themelimit të shkollës së mesme nxënësit rinisin vitin e ri shkollor

Qyteti, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, u bllokua  si kurrë më parë më datë 23 janar. Shtatë muaj më vonë jeta duket se i është rikthyer normalitetit.
Featured image of article: Wuhani fiton betejën me Covid-19/ Në 100-vjetorin e themelimit të shkollës së mesme nxënësit rinisin vitin e ri shkollor Nxënësit e shkollës së mesme në Wuhan.

WUHAN – Wuhani, epiqendra e koronavirusit në Kinë, duket se ka kaluar situatën e vështirë të krijuar nga ky virus vdekjeprurës e tashmë dalëngadalë po i “rikthehen” jetës normale.

Mediat e huaja kanë shkruar se sot shkolla e mesme në Wuhan ka shënuar 100-vjetorin e themelimit, ndërkohë që nxënësit kthehen në shkollë për një semestër të ri.

Qyteti, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, u bllokua  si kurrë më parë më datë 23 janar. Shtatë muaj më vonë jeta duket se i është rikthyer normalitetit.

Qing Qing Chen, një reporter i gazetës kineze Global Times ka thënë për BBC se matja e temperaturës, spërkatjet me dezinfektues dhe maskat e fytyrës janë ndër masat e marra për të mbajtur të sigurt nxënësit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa vendet merren me mënyrën e modifikimit të arsimit gjatë pandemisë, rihapja e shkollave është një çështje që po përfshin tashmë mbarë botën.

Deri më tani në të gjithë territorin e Kinës janë regjistruar  85.058 të infektuar me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 4.634 prej tyre.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment