
Panorama Sport ka zbuluar një detaj pikant nga ndeshja e djeshme e Skënderbeut me Tiranën, fituar me përmbysje nga bardheblutë.
Tirana kishte rreth 30 tifozë në këtë takim, por pjesa më e madhe e tyre mbeti jashtë dyerve të stadiumit. Doka u bë protagonist me një përplasje me kapitenin Dita. Ky i fundit reagoi ndaj një ofendimi të tiranasit.
Kjo përplasje ishte në kufij të agresives, ku në fund të ndeshjes nuk mungojnë as të shtyrat. Egbo u përpoq të qetësojë Dokën, por fjalori i tij degjeneroi në sharje ndaj trajnerit. “S’më do k… të ndaloj, e di se ç’bëj!”
Në fund të takimit Elezi është ai që shkon t’i kërkojë llogari Hamitit, por është Ilir Daja që në distancë i tërheq vëmendje. “Elez, hajde Elez!”, ishte thirrja e Dajës që ndaloi protestat e Elezit, shton më tej gazeta.
M.P. / Dosja.al