KRYESORET
Bota

WSJ: Disa afganëve të strehuar në Kosovë mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA

21 Janar 2022, 20:44 Nga DOSJA
WSJ: Disa afganëve të strehuar në Kosovë mund t’iu

KOSOVË- Afganët e evakuuar në Kosovë, rrezikojnë që t’iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lidhjeve të dyshuara me talibanët dhe grupe tjera terroriste, kanë thënë zyrtarët amerikanë, raporton e përditshmja amerikane, Wall Street Journal. Kjo nënkupton që personat e dyshuar mund të mbesin pa vend që i strehon.

Më pak se 10 afganë janë shpallur të shpallur të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, pasi zyrtarët për siguri kanë gjetur informacion skualifikues për ata gjatë procesit të verifikimit, ka thënë një zyrtar i afërt me këto zhvillime. Rreth 90 individë vazhdojnë të verifikohen në Kampin Bondsteel, sipas zyrtarëve amerikanë. Pak shtete kanë pranuar që të marrin individë afganë, të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA.

Mirëpo kthimi i tyre në Afganistan – ku mund të rrezikohen – mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar. Mijëra persona kanë arritur të largohen përmes aeroportit të Kabulit në gusht të vitit të kaluar – kryesisht pa kaluar procedurat e verifikimit – derisa më shumë se 60,000 ish-përkthyes dhe aplikues tjerë të vizës kanë mbetur në Afganistan.

Shumica e më shumë se 100,000 afganëve që janë larguar nga Afganistani – pas përfundimit të misionit amerikan dhe marrjes së pushtetit nga talibanët – janë dërguar nëpër baza të ndryshime amerikane në botë për të kaluar nëpër verifikimet fillestare për siguri. Rreth 200 prej tyre, disa prej të cilëve janë familjarë të individëve që u janë nënshtruar procedurave të rrepta të verifikimit, janë dërguar në Bondsteel për procedura tjera, pasi janë rritur shqetësimet për të kaluarën e tyre.

Disa prej zyrtarëve që po mbahen aty janë persona që kanë pasur pozita të larta në Qeverinë e kaluar afgane. Inteligjenca amerikane, zyrtarë për kundër-zbulim dhe personeli i mbrojtjes në SHBA janë duke kryer verifikimin e këtyre personave, për të kuptuar nëse ata mund të vazhdojnë rrugëtimin në SHBA, ashtu siç ka ndodhur me disa. Individët që po mbahen tani në Bondsteel janë teknikisht të lirë që të largohen apo të heqin dorë nga procesi i aplikimit për të hyrë në SHBA, mirëpo duhet të gjejnë ndonjë vend tjetër që i pranon, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Të paktën një individ ka vepruar kështu me sukses. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se në Bondsteel nuk ka terroristë të mirënjohur, mirëpo nuk janë dhënë më shumë hollësi se kush po mbahet aty. Në mesin e tyre është një ish-komandat taliban, i cili është burgosur në një burg të mbikëqyrur nga amerikanët në Bagram për dy vjet. Komandanti, të cilit nuk i është publikuar emri për arsye të sigurisë, më vonë ka ndërruar anë dhe është bërë zëdhënës për Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Qeverinë e Afganistanit më 2020. Ky fakt e ka bërë atë shënjestër kyçe për talibanët.

“Të gjithë njerëzit e dinë kush jam”, ka thënë ai.

Talibanët do të më vrasin dhe më pas do të mohojnë se kanë njohuri për vrasjen”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, në kampin Bondsteel aktualisht janë 758 afganë. Ata mund të qëndrojnë më së shumti një vit në këtë shtet. Fillimisht në Kosovë kanë arritur 1,286 persona nga Afganistani, mirëpo ndërkohë, 528 prej tyre janë larguar për në SHBA dhe vende të tjera aleate. Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku shtetasit afganë janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë të vendosur, për afganët që strehohen në Kosovë ka masa më të rrepta të sigurisë.

Që nga dita e arritjes në territorin e Kosovës, afganët vazhdojnë të jenë të mbyllur në dy kampe, kampin ushtarak amerikan Bondsteel dhe një kamp tjetër afër tij i njohur si kampi ndërtimor Bechtel-Enka. Që të dy këto kampe janë në afërsi të qytetit të Ferizajt dhe distanca mes tyre është më pak se dy kilometra.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?