Bota

WhatsApp shton opsionin e ri në program, sfonde të personalizuara të bisedave 

WhatsApp gjithashtu ka deklaruar se ka bashkëpunuar me Organizatën Shëndetësore të Shëndetësisë (OBSH) për një paketë të re me stickera. 
Featured image of article: WhatsApp shton opsionin e ri në program, sfonde të personalizuara të bisedave  Foto Ilustruese

SHBA-Aplikacioni i komunikimt, WhatsApp ka shtuar një opsion të ri në program. Ai ka bërë të ditur se ka shtuar sfonde të personalizuara në të gjitha bisedat. WhatsApp gjithashtu ka deklaruar se ka bashkëpunuar me Organizatën Shëndetësore të Shëndetësisë (OBSH) për një paketë të re me stickera.

Disa nga karakteristikat e reja të shtuara në program janë:  shtimi i sfondeve të personalizuara, sfonde të me ngjyra të ndryshme, sfondet e vendosura do të mund të përdoren në të dyja karakteristikat e përdorimit si të errët dhe atë klasike. Gjithashtu në të gjitha bisedat mund që të shtohen ngjyra të ndryshme në mënyrë që të dallohet biseda nga biseda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa bashkpunimi me OBSH-në për paketën e emojive quhet “Së bashku në shtëpi”. Kjo paketë e re do të jetë e disponueshme në 9 gjuhë të botës.

(I.A/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment