Aktualitet

Whatsapp, Instagram dhe Facebook jashtë funksionit, çfarë ndodhi për disa orë?

Për pak orë rrjetet sociale ishin jashtë funksionit, ja çfarë ndodhi në të vërtetë me to.
Featured image of article: Whatsapp, Instagram dhe Facebook jashtë funksionit, çfarë ndodhi për disa orë? Ikonat e aplikacioneve Instagram, Facebook dhe Messenger.
Përditësuar:

Pak orë më parë rrjete sociale përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin jashtë funksionit.

Në disa vende të botës, Europë, Azi, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, po ashtu edhe në Shqipëri rrjetet sociale ishin jashtëfunksionit, duke bërë që çdo llogari dhe profil të mos hapej dhe nuk shkarkoheshin foto apo video.

Problemet me mos dërgimin e mesazheve apo të dhënat u raportuan në disa vende të botës, ku çdo përdorues dërgoi ankesa në Twitter për Facebook, Instagram dhe WhatsApp se ishin jashtë funksionit dhe ishte e vështirë të dërgoheshin të dhëna, raporton The Guardian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faqja zyrtare online Downdetector që grumbullon problemet e platformave të këtyre rrjeteve sociale publikoi një listë të gjatë ankesash nga përdoruesit ndaj teknologjisë, duke publikuar kështu pakënqësitë nga përdoruesit në mbarë botën.

Vendet ku rrjetet sociale dolën jashtë funksionit.

L.K/Dosja.al

Shto Koment