DiasporaKulture

“What The F*ck, nuk mund ta besoj”, reagon për herë të parë Gala Aliaj pas fitores në Belgjikë

FOTO
Shqiptarja që arriti të rrëmbente kupën e “The Voice Kids” në Belgjikë ka reguar për fitoren e saj, e mes emocionesh, Gala është shprehur se nuk arrin ta besojë se është shpallur fituese.
Featured image of article: “What The F*ck, nuk mund ta besoj”, reagon për herë të parë Gala Aliaj pas fitores në Belgjikë Gala Aliaj,

BELGJIKË– Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në faqen e saj zyrtare  në Instagram për fitoren e saj në “The Voice Kids” në Belgjikë.

Në postimin e saj Gala shkruan me emocion: WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema!

Gala ka arritur fitoren mbrëmjen e së premtes me këngët ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sëfundmi ajo ka zbuluar se është regjistruar në konkurs dy minuta para se të mbylleshin aplikimet, ndërsa fitorja  në “The Voice Kids of Belgium” është një arritje shumë e madhe për Gala-n. Por edhe më herët Gala-n e kemi parë në skenën shqiptare, në periudhën kur Roberti ishte në jurinë e “Dance with me”.

A.C/Dosja.al

Shto Koment