Sport

Wenger: Ky është fundi për Messi dhe Ronaldo, po vjen koha e dy pasardhësve

“Nuk kemi parë kurrë lojtarë si Messi dhe Cristiano Ronaldo, por besoj se koha e tyre është drejt fundit”
Featured image of article: Wenger: Ky është fundi për Messi dhe Ronaldo, po vjen koha e dy pasardhësve Arsene Wenger

Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, ka folur mbi hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo në dekadën e fundit në botën e futbollit. Sipas tij, atyre po iu vjen fundi.

Këtë ka deklaruar për radion angleze Talksport. “Nuk kemi parë kurrë lojtarë si Messi dhe Cristiano Ronaldo, por besoj se koha e tyre është drejt fundit”, është shprehur francezi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po vjen një brez i ri dhe dy pasardhësit e tyre mund të jenë Mbappe dhe Neymar”, ka shtuar më tej Wenger, i cili nuk përjashtohet që në sezonin e ri të marrë drejtimin e një skuadre të re, pas shumë viteve tek Arsenali.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment