Rajoni

Vuçiç takohet me këshilltarin e Trump në Davos, paralajmëron vizitë të Grenell në Beograd

Më tej Vuçiç shprehet se brenda dy javëve të ardhshme në Beograd do ta presë edhe Përfaqësuesin Special Presidencial, Richard Grenell.
Featured image of article: Vuçiç takohet me këshilltarin e Trump në Davos, paralajmëron vizitë të Grenell në Beograd Aleksandër Vuçiç dhe Rober O’Brien

ZVCIËR- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një ditë pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore direkte nga Prishtina në Tiranë, është takuar me këshilltarin e Donald Trump për Siguri, Rober O’Brien, në Davos të Zvicrës ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

“Një bisedë e hapur dhe shoqërore me këshilltarin për Siguri Kombëtare Robert O’Brien, me dëshirën e përbashkët për të përmirësuar edhe më tej raportet Serbi-SHBA”, ka shkruar Vuçiq në një fotografi të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Më tej Vuçiç shprehet se brenda dy javëve të ardhshme në Beograd do ta presë edhe Përfaqësuesin Special Presidencial, Richard Grenell.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Robert O’Brien dhe Richard Grenell, kanë qenë të përfshirë direkt në marrëveshjen e djeshme ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arritë në Berlin. Një marrëveshje e tillë që do të implementohet përmes ‘Lufthansa’ me fluturime Prishtinë-Beograd është përshëndetur nga të dy shtetet.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment