
SERBI– President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur të Dielën për një vizitë pune në Francë. Ai pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron, ku ndër temat që do të diskutohet është dhe ajo e Kosovës.
“Shumë gjëra të rëndësishme na presin, kjo është takimi im i njëmbëdhjetë me Presidentin Emmanuel Macron, ai është një nga udhëheqësit më të rëndësishëm botërorë, por edhe një mik i sinqertë i Republikës së Serbisë. Vizita e tij në Republikën e Serbisë në 2019 ka rëndësi historike për marrëdhëniet tona që nga ajo kohë. bashkëpunimi ynë politik dhe ekonomik është vetëm në rritje dhe unë i jam mirënjohës Presidentit Macron për këtë.”- shkroi ai në Instagram.
Ndër temat kryesore që do të diskutohet nesër është dhe ajo e Kosovës dhe Metohisë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve si në fushën e politikës ashtu dhe të ekonomisë.
Franca do të marrë kryesimin e KE-së në gjysmën e parë të vitit 2021, dhe ata duan të arrijnë rezultate të caktuara deri atëherë, përsa i takon bashkbisedimeve Kosovë-Serbi. Duke pasur parasysh të gjithë situatën me të cilën po përballet Ballkani Perëndimor, nuk do të jetë aspak e lehtë, por shpresohet në arritjen e një marrëveshje.
Postimi i plotë:
View this post on Instagram
(d.a/dosja.al)