Bota

Vuçiç u ul sikur po merrej në pyetje/ Ministri gjerman publikon foton e turpërimit që Trump i bëri Presidentit serb: Poshtërim…

Në postimin e shpërndarë nga Roth thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit.
Featured image of article: Vuçiç u ul sikur po merrej në pyetje/ Ministri gjerman publikon foton e turpërimit që Trump i bëri Presidentit serb: Poshtërim… Aleksandër Vuçiç para Presidentit amerikan, Donald Trump

GJERMANI– Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth ka reaguar ashpër për mënyrën se si është trajtuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Bëhet fjalë për mënyrën se si Trump ka zgjedhur që Vuçiç të ulet në një karrige përballë tij. Roth ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një postim ku shihet Vuçiç i ulur përballë Trump, krahas së cilit ka shkruar: E turpshme.

Në postimin e shpërndarë nga Roth thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Michael Roth në Twitter


“Poshtërim pa aspak shfaqje të respektit. Kjo nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. Që është një gjë shumë e mirë. Tani t’i kthehemi diplomacisë serioze (që nuk ka të bëjë me zgjedhjet e ndonjë vendi).”-
thuhet në postimin e Roth.

A.C/Dosja.al

Shto Koment