Rajoni

Vuçiç takon amasadorin e Palestinës, e falënderon për mosnjohjen e Kosovës

Ambasadori Nabhan është shprehur se Palestina e çmon Serbinë, me të cilën ka raporte të thella miqësore dhe se rrjedhimisht me shqetësim është pranuar lajmi për zhvendosjen e mundshme të ambasadës serbe në Jerusalem.
Featured image of article: Vuçiç takon amasadorin e Palestinës, e falënderon për mosnjohjen e Kosovës

SERBI–  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin palestinez, Mohamed Nabhan, duke e njoftuar rreth bisedimeve të zhvilluara nga delegacioni serb në Uashington dhe Bruksel.

Në bazë të mediave të huaja është bërë me dije se në këtë takim ambasadori Nabhani i është thënë se Serbia po e respekton dhe ruan miqësinë me Palestinën dhe popullin palestinez dhe se e mbështet arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Ndër të tjera ai ka falënderuar udhëheqësinë palestineze rreth qëndrimit parimor për mosnjohjen e Kosovës.

Më tej ambasadori Nabhan është shprehur se Palestina e çmon Serbinë, me të cilën ka raporte të thella miqësore dhe se rrjedhimisht me shqetësim është pranuar lajmi për zhvendosjen e mundshme të ambasadës serbe në Jerusalem.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Serbia është e përkushtuar për avancimin e raporteve, edhe me Izraelin e edhe me Palestinën, teksa dëshiron zgjidhje të qëndrueshme mbi bazën e normave ndërkombëtare, të konfirmuara në OKB-së, të cilat do të sillnin paqe, stabilitet dhe progres për të gjithë.”– ka thënë Vuçiç.

Burimi:  sputniknews

A.C/Dosja.al 

Një Koment në “Vuçiç takon amasadorin e Palestinës, e falënderon për mosnjohjen e Kosovës

  1. Per Kosoven nuk ka lidhje qe Palestina nuk e nje , por per Serbine qe vendos ambasaden neJerusalem duhet te jete helm per Palestinezet,por njerzit me 2 ftyra nuk kan turp

Shto Koment