Rajoni

Vuçiç: Takim normal me Thaçin, po presim që taksa të hiqet

Pas takimit Vuçiç u shpreh se takimi me homologun e Kosovës ishte i zakonshëm dhe shtoi se Serbia ishte duke pritur për heqjen e taksës “në mënyrë që të mund të diskutonim çështjet thelbësore”.
Featured image of article: Vuçiç: Takim normal me Thaçin, po presim që taksa të hiqet Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë

SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Shtëpinë e Bardhë në SHBA. Pas takimit Vuçiç u shpreh se takimi me homologun e Kosovës ishte i zakonshëm dhe shtoi se Serbia ishte duke pritur për heqjen e taksës “në mënyrë që të mund të diskutonim çështjet thelbësore”.

Për mediat serbe Vuçiç u shpreh se në takim morën pjesë i dërguari special i Amerikës në Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trumpit, Robert O ‘Brien. “Asnjë prej tyre nuk dëshiron që Serbia e vogël të bëjë edhe një armik të vogël, por ata duan të bashkëpunojnë me ne, dhe e jona është ta përdorim atë” i tha Vuçiç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme me ftesë të Richard Grenell, Vuçiç dhe Thaçi janë takuar në Shtëpinë e Bardhë, ku kanë folur për disa çështje. Takimi ka pasur në fokus arritjen e një tjetër marrëveshjeve mes, palëve pasi vetëm brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment