Politike

“Vuçiç mund të shkojë edhe në hënë, por do ulet në tryezë me ne”/ Rama i prerë për dialogun me Serbinë: Kosova është shtet sovran

VIDEO
Rama ka deklaruar se Kosova është shtet sovran. Ai u shpreh se Aleksandër Vuçiç do të ulet me patjetër në tryezë me palën shqiptare.
Featured image of article: “Vuçiç mund të shkojë edhe në hënë, por do ulet në tryezë me ne”/ Rama i prerë për dialogun me Serbinë: Kosova është shtet sovran Edi Rama dhe Avdullah Hoti.

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qeverinë e Kosovës. Rama theksoi se Kosova është shtet sovran dhe i paprekshëm. Ndërsa,  Avdullah Hoti deklaroi se tani ka ardhur koha për të folur për njohje reciproke mes dy shteteve.

Biseda:

Pyetje: A po planifikohet përfshirja e PDK-së në koalicion qeverisës?
Hoti: Ju e dini qasjen time. Nuk përgjigjem në pyetje hipotetike. Qeveria është stabile. Nëse krijohen ato rrethana do të gjejmë një pyetje.

Pyetje: Vuçiç tha se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, keni një koment. Për Hotin: E shihni të rrezikuar qeverinë tuaj dhe dialogu do të bëhet me BE dhe SHBA?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Vuçiç është presidenti i Serbisë dhe mbron interesat e tyre. Ai mund të thotë që nuk negociojë me perëndimin, por nuk ka shans që të negociojë perëndimin me shqiptarët. Ne shpeshherë na ka ndjekur në historinë tonë, kur na ka dashur që të jemi një, kemi humbur raste historike sepse nuk negociojmë dot me njëri-tjetrin. Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë edhe në hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne. E njeh apo jo ai, Kosova është sovran dhe i paprekshëm dhe ne në Tiranë. Por ka dy rrugë; barrikadimi dhe përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë. Ndërsa përballimi sy më sy është sfida jonë. Fiton kush është më i mençur dhe jo kush bën të fortin me Facebook, duke shfrytëzuar emocione për t’u dukur si patriot i madh që po shpëton atdheun. Shumë e thjeshtë.

Hoti: Dialogu zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi dialoguar prej 9 vitesh, tani po dialogojmë për njohje për reciproke. Kjo është pika e parë e një marrëveshje të mundshme. Mbështetet nga të dy palëve. Kam dëgjuar për një konkurencë mes SHBA dhe BE, por roli i tyre është komplimentar.

(j.v/k.m. dosja.al)

Shto Koment